Fjalë Kyçe

Lajm i madh vjen për licencimin e Vëllaznimit për të luajtur në Evropë!!

Lajm i madh vjen për licencimin e Vëllaznimit për të luajtur në Evropë!!

Ballkani i Suharekës dhe Vëllaznimi i Gjakovës ndodhen në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Të dyja skuadrat kanë gjasa të fitojnë Kupën, e cila dërgon edhe në Ligën e Evropës.

Vitin e kaluar, Vëllaznimi ishte në finale të Kupës, mirëpo, edhe nëse do ta fitonte atë me Prishtinën, nuk do të garonte në Evropë shkaku i mungesës së licencimit.

Bajram Shala, menaxher për licencimin e klubeve sqaron situatën e të dyja skuadrave.

“Ballkani është në proces të rregullt, kurse Vellaznimi ka konfirmuar aplikimin për procesin e jashtëzakonshëm, nëpër të cilin kalojnë klubet që kane mundësi të paraqiten në garat evropiane, por që nuk janë pjesë e ligës elite”, deklaroi Shala për Gazetën Ole.

Konfirmimi i aplikimit për Vëllaznimin, është lajm i madh për gjakovarët, gjithnjë nëse arrin të licencohet dhe të fitojnë Kupën e Kosovës, që do t’i mundësonte dalje në Evropë dhe qindra mijëra euro në arkat e klubit.

Një problem të tillë me licencimin nuk pritet ta kenë Feronikeli e Trepça ’89, të cilat ishin licencuar edhe në vitet paraprake.

Nesër zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale, ku takohen Ballkani – Feronikeli dhe Vëllaznimi – Trepça ’89.