Fjalë Kyçe

Lajm i mirë: Duhej të prisnin 1 vit e gjysmë për Rezonancë Magnetike në QKUK, nga sot s’ka më listë të pritjes!

Lajm i mirë: Duhej të prisnin 1 vit e gjysmë për Rezonancë Magnetike në QKUK, nga sot s’ka më listë të pritjes!

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është eliminuar lista e pritjes për Rezonancë Magnetike.

Pacientët, që kanë nevojë për këtë shërbim, do ta marrin atë brenda javës, pa pasur nevojë të presin për një periudhë të gjatë kohore apo të drejtohen në spitale private.

Nga QKUK u bë e ditur se për t’iu nënshtruar Rezonancës Magnetike, qytetarët e Kosovës më herët kanë pritur deri në 1 vjet e gjysmë, transmeton Indeksonline.

Bashkë me stafin e ShSKUK-së, është duke u punuar që të reduktohen listat e pritjes edhe për shërbimet e tjera.