Mesfushori i Atletico Madridit, Hector Herrera pritet të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Bayern Munichut.
Meksikani ka humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat, meqenëse u lëndua gjatë kohës kur përfaqësonte Kombëtaren e tij, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas Marca, lojtari është rikthyer në stërvitjen e plotë dhe mund të përfshihet në skuadër që do përballet me “Bavarezët”.
Në ndeshjen e parë, skuadra e Diego Simeone u mposht nga kampioni i Evropës dhe synojnë ‘hakmarrjen’.
Formacioni i mundshëm:
Oblak; Trippier, Savic, Monteiro, Hermoso; Saul, Koke, Herrera; Carrasco, Felix, Correa./