Fjalë Kyçe

Lajm i mirë për personat me sindromën down dhe ata me autizëm

Lajm i mirë për personat me sindromën down dhe ata me autizëm

Në prag të 21 marsit,  Ditës Botërore të personave me Sindromën Down, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe Koordimim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Ndërtimi i kësaj Qendre do të mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjension TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”.

Kjo Qendër do të ofrojë infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë, thuhet në kumtesën zyrtare të komunës./Gazeta Alo/

Fotografia e Komuna e Prishtinës

Fotografia e Komuna e Prishtinës