Fjalë Kyçe

Lajm tronditës për Interin pas koreve raciste

Lajm tronditës për Interin pas koreve raciste

Inter ia ka pa sherrin ndeshjes ndaj Napolit.

Inter fitoi në xhiron e parafundit të këtij viti ndaj Napolit, por që tani mori një lajm të hidhur.

Kryetari i tifozëve nerazurë, Marco Piovella, është arrestuar nga policia italiane, përcjell “lajmi.net”.

Piovella ishte paraqitur në gjykatë më 29 dhjetor, pasi emri i tij ishte përmendur nga Luca De Ros, një prej tre të arrestuarve të parë, si frymëzues i pritës ndaj tifozëve të Napolit, ku dhuna fizike degjeneroi dhe pati një të vdekur.

Sipas mediave italiane, kreu i tifozëv të Interit është nën akuzë edhe për vrasje, ndër të tjera, sepse sipas hetuesve Piovella mund të jetë një ndër ata që morën pjesë në mënyrë aktive dhe nga afër në ngjarjen ku mbeti i vdekur Daniele Belardinelli.

Akuzat e tjera ndaj tij janë sherr me plagosje, hedhje sendesh të rrezikshme dhe shkaktim lëndimesh. Përveç kësaj, Piovella rezulton i denoncuar edhe për dhunim të Daspo-s, sepse nuk lejohej t’i afrohej San Siros gjatë ndeshjeve të futbollit.