Fjalë Kyçe

Lajmërohet i kërkuari nga Policia, tregon ku ndodhet

Lajmërohet i kërkuari nga Policia, tregon ku ndodhet

Astrit Rexhaj nga Tërmoci i Istogut, po kërkohet nga Policia e Kosovës për mashtrim në votime.

Për më tepër, nuk duket që po fshihet aspak, pasi poston rregullisht në Facebook nga aktivitetet e tij të përditshme.

Pas këtyre raportimeve personi në fjalë, i kërkuar nga Policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se rasti për të cilin akuzohet ka ndodhur në vitin 2010, mirëpo se ai ka dalë kundër keqpërdorimeve që i ka parë gjatë procesit të votimit.

Ai ka thënë se për këtë rast ka angazhuar edhe një avokat, dhe se nuk ka pranuar të manipulohet nga askush, shkruan reporteri.