Fjalë Kyçe

Lajmëroni policinë e Kosovës nëse shihni këta dy persona

Lajmëroni policinë e Kosovës nëse shihni këta dy persona

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Përmes një postimi në Facebook, PK thotë se personat e  shpallur në kërkim  janë të  dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj..

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës .”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Mitrovicë, 05 dhjetor 2021

Sektori Rajonal i Hetimeve  në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme   në Prokurorinë  Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive  në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit  ka për qëllim që  në bashkëpunim me qytetarët  të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave   të dyshuar.

Personat e  shpallur në kërkim  janë të  dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj..

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës .

Informacione për personat   në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/633 551

– E-mail adresa: [email protected]

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të jashtme

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.