Fjalë Kyçe

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, arrestohet një

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë, arrestohet një

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se, “në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

Ahmeti gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar.
“Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.