FC KEK-u është bërë më trajner te ri.
“Elektricitet” postin e shefit të shtabit teknik ia kanë besuar Alban Dragushës.
Ish-futbollisti disa skuadrave kosovare, por që karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, do të jetë në krye të KEK-ut të paktën deri në fund të këtij kampionati.
Në fakt, KEK-u praktikisht është i rënë nga IPKO Superliga, pasi ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 17 javët e para të kampionatit, por synimi është hedhja që tani e themeleve për rikthimin sa më shpejt në elitën e futbollit kosovar.