Skuadra e Llapit ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0 në takimin e zhvilluar.sot në Podujevë, shkruan GazeaAlo.
Pas kësaj sfide skuadra e Llapit ka lëshuar një reagim të madh në faqen e tyre zyrtare.
Ky është postimi skuadres llapjane.
Sot nuk e kemi mposhtur vetëm Prishtinën por edhe Federatën e Futbollit të Kosovës e cila i ka dhënë premio 38000 euro për ta mposhtur Llapin.
Të premten, një ditë para ndeshjes Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i pagoi FC Prishtinës premio në vlerë 38000€.
Kjo nuk ndodh askund në botë, kjo është për hetuesi!!!
Shtrohet pyetja për Komitetin ekzekutiv a ka raste tjera kur ndodh e njëjta gjë dhe apo ndodhin këto ndodhi me leje të tyre?
Podujevë, 2 mars 2019