Skuadra e Real Madridit është i gatshëm të ofroj 50 milion euro dhe Gareth Balen tek Tottenham Hotspur si pjesë e marrëveshjes për të transferuar Christian Eriksenin.
Sipas mediumit Sunday Express, Real Madrid është i gatshëm për të përdorur Bale si karrem në ofertën e tyre në drejtim të Tottenhamit për Eriksenin.
Gjigantët spanjollë janë të vendosur të përpiqen të largojnë Balen këtë verë pasi ai nuk ka arritur të bind presidentin e klubit Florentino Perez këtë sezon.
Perez kërkoi nga Bale të marr rolin e liderit si Cristiano Ronaldos pas kalimit të tij në Juventus verën e kaluar, por ai ka luftuar edhe për minuta nën drejtimin e Santiago Solarit.
Reali po përgatitet të ofrojë Bale plus rreth 50 milionë euro në përpjekje për të provokuar Tottenhamin për të lënë Eriksenin të shkojë në Santiago Bernabeu.