Fjalë Kyçe

Lansohet masa e punësimit për për gratë e Mbijetuara të Dhunës

Lansohet masa e punësimit për për gratë e Mbijetuara të Dhunës

Gjatë ditës së sotme në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, janë lansuar “Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës”.
Në fjalën e tij, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një mori masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi për investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar. Të gjitha gratë që janë të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kryeministri Kurti.

Në anën tjetër, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se 190 mijë gra janë përfituese direkte të shtesave të fëmijëve. Ai theksoi se në fillim të mandatit të tyre kanë qenë mbi 111 mijë gra të punësuara, ndërkaq sipas tij, aktualisht janë të deklaruara mbi 142 mijë të punësuara.