Fjalë Kyçe

Largohen 51 afganët e strehuar në Kosovë

Largohen 51 afganët e strehuar në Kosovë

Këtë të diel janë larguar edhe disa qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se sot janë larguar nga Kosova 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në vendin tonë.

Postimi i plotë i ministrit Xhelal Sveçla:

Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.

Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.