Fjalë Kyçe

Largohen plepat e rrezikshëm 50-vjeçarë në Prishtinë

Largohen plepat e rrezikshëm 50-vjeçarë në Prishtinë

Shumë objekte në qendër të Prishtinës, janë ndërtuar në kohën e komunizmit.

Përveç ndërtesave 50 deri në 60 vjet të vjetra, janë edhe plepat, raporton KTV.

Këta drunj, së fundmi, janë bërë të rrezikshëm për banorët e qytetit, e kryesisht të Qendrës.

Për këtë, të enjten ka nisur largimi i tyre në rrugën “Sylejman Vokshi”.

Megjithatë, pajisjet e ndërmarrjes “Hortikultura” duhej ndalur e rregulluar.

Në përgjithësi, prerja e një druri ka zgjatur disa orë, për shkak që banorët e objekteve nën të nuk ishin evakuuar dhe duhej kujdes i veçantë.

Punëtorët e Hortikulturës do të largojnë drunj të vjetër në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të shpie në Gërmi dhe në parkun e Taukbashqes.