Fjalë Kyçe

“Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, protestë e veçantë në Shkodër

“Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, protestë e veçantë në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme.

Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër një tryezë diskutimi rreth hartës së re gjyqësore në të cilën synohet unifikimi i Gjykatës së Apelit në një të vetme.

Ky propozim ka hasur në kundërshti të shumta nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha, avokatë dhe shoqëria civile.

Në hyrje të sallës së konferencave ishte vendosur dhe një pankartë ku shkruhej se nëse largonin gjykatën, do të rikthenin Kanunin.

Nga pjesëmarrësit u propozua minimum krijimi i 3 gjykatave të apelit, përkatësisht në Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, duke u lehtësuar aksesin qytetarëve sipas zonave./euronews