Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të paralajmëruar ditë më parë.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vjen me këngën e re të titulluar “Last Hurrah”, shkruan lajmi.net.
Ky projekt është i pari i Bebes për vitin 2019 dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku dhe admiruesit e muzikës së saj.
Këtë këngë tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube.