Fjalë Kyçe

Latifi: “Brezi i Republikës” i LDK-së, mendjelehtë

Latifi: “Brezi i Republikës” i LDK-së, mendjelehtë

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latfii, i ka quajtur viktima të rinjtë e LDK’së që s’e thanë asnjë fjalë për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK’së.

Ai ka thënë se “Brezi i Republikës” është viktime e mendjelehtësisë së tyre. Ka thënë se Isa Mustafa është qe 40 vjet në skenën politike dhe i mësuar me intriga.

“Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai tash e 40 vjet u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit”, ka shkruar Latifi.