Fjalë Kyçe

Latifi: Udhëtimi i Veselit në Hagë rrenë speciale

Latifi: Udhëtimi i Veselit në Hagë rrenë speciale

Blerim Latifi, Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se lajmi për ftesën e shefit të tij drejt Hagës për tu intervistuar nga Gjykata Speciale është një rrenë speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se ky lajm është marre.

“Udhëtimi i Kadri Veselit ne Hagë : Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE”, ka shkruar Latifi.

Ndërsa sot nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.

“Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti për KosovaPress.

Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.

Ndërsa i kontaktuar nga KosovaPress Blerand Stavileci nga PDK tha se ai lajm që ka dal është “rrenë”.