Fjalë Kyçe

Latifi: Unë besoj që do të marr elektorat edhe nga Visar Korenica i LVV-së

Latifi: Unë besoj që do të marr elektorat edhe nga Visar Korenica i LVV-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se fitorja dihet dhe se ai me ekip po punojnë që ta thellojnë atë. Ai deklatoi se janë në prag të konfirmimit të fitores dhe se as që bëhet fjalë për përmbysje të rezultatit.

“Subjektet politike nuk janë në garë tash, ata e kanë humbë garën nuk janë në garë, po elektorati i tyre ka një vlerësim shumë pozitivë për të gjitha angazhimet e mia. Unë besoj që do të marrë elektorat edhe të qytetarëve të cilët kanë votuar për Visar Korenicën, edhe nga Vetëvendosja.” u shpreh Latifi derisa ishte i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Tutje kandidati për të parin e Rahovecit tha se çdo ditë merr konfirmime nga votues të LVV-së dhe të subjekteve të tjera se do ta votojnë atë.