Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur kryetaren e re të këtij organi drejtues.
Siç njofton UP, Laura Kryeziu u zgjodh me votim unanim, kryetare e Këshillit Drejtues të UP-së.
“Kryeziu ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit. Ajo theksoi që do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënojë suksese edhe në vazhdimësi”, njofton UP.