Fjalë Kyçe

LDK dhe LVV në koalicion parazgjedhor?

LDK dhe LVV në koalicion parazgjedhor?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka mohuar se partia e tij do të hyjë në një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gecaj ka thënë se kanë pasur takime e bashkëpunim me Vetëvendosjen, por ka mohuar se është vendosur për një koalicion parazgjedhor.

“Nuk e di nga ka lind ideja e koalicionit parazgjedhor, është e vërtetë që kemi pasur takime, në një shoqëri demokratike është normale”, ka thënë ai në T7, shkruan Insajderi.

Ai ka folur edhe për kohën kur LDK në zgjedhjet e kaluara vendosi të hyjë në koalicion parazgjedhor e që sipas tij ishte një përvojë e hidhur.

“Shumica e njerëzve që i njoh besojë që ne e kemi pasur një përvojë të keqe në koalicion, ka qenë hera e parë që ka hy në koalicion me ARK-në, votat e atij partneri e kanë mundësuar qeverinë e sotshme dhe kjo është një përvojë jo shumë e mirë”, ka deklaruar ai.