Fjalë Kyçe

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për zhvillimin e seancave pas aktgjykimit

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për zhvillimin e seancave pas aktgjykimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet në tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive e të Kuvendit, të mbajtura pas aktgjykimit për bllokadën në Kuvend.

LDK-ja i është drejtuar Kushtetueses me pyetje rreth kërkesës për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Të enjten Gjykatës Kushtetuese është drejtuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kryetari i saj, Memli Krasniqi, para dërgimit të lëndës në Kushtetuese, tha se pret që ajo të trajtohet me urgjencë.

Sipas Krasniqit, vazhdimet e seancës pas aktgjykimit të Kushtetueses javën e kaluar, janë shkelje e qëllimshme e me vetëdije e kryesuesit Avni Dehari dhe partisë prej nga vjen ai.

E sqarime nga Kushtetuesja do të kërkojnë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por deputeti nga lista e saj, Nezir Kraki, tha se ende nuk është vendosur kur.

Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka dhënë vendim që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh. Me që një afat i tillë nuk ka qenë i përcaktuar më herët, sipas vendimit të gjykatës, konstituimi në situatën aktuale duhet të bëhet deri më 26 korrik.

Edhe presidnetja Vjosa Osmani të premten ka theksuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet së shpejti, ajo do t’i drejtohet Kushtetueses me pyetjen se cilat do të jenë pasojat.