Sot është mbajtur kuvendi i IX zgjedhor i LDK-së në degën e Lipjanit.
Gjatë ceremonisë, kryetari i i kësaj komune dhe njëkohësisht kandidati i vetëm në këto zgjedhje, Imri Ahmeti, lavdëroi punën e tij gjatë qeverisjes në Lipjan.
I pranishëm në këtë event ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili foli edhe për incidentet në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.
“Duhet t’i japim notë kaluese në të gjithë procesin përveç disa incidenteve në disa vende të cilat mund t’i arsyetojmë sepse janë në numër mjaft të vogël në krahasim me madhësinë e LDK-se”, u shpreh ai.
Ndërkaq, sipas sekretarit të përgjithshëm, Ismet Beqiri, dega e Lipjanit me punët që ka bërë e përfaqëson denjësisht frymën rugoviane.
Pas ceremonisë së fjalimeve, kjo degë pritet të fillojë punimet për zgjedhjen e kryetarit. Për këtë pozitë deri tash nuk ka kandidat tjetër përveç Imri Ahmetit.