Emisari i posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, është duke mbajtur një takim me lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kjo parti ka publikuar disa foto nga takimi i Isa Mustafës me ambasadorin Grenell. “Pamje nga takimi i kryetarit Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu dhe Osmani dhe anëtari i Kryesisë Hoti me Emisarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Grenell i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Kosnett”, ka shkruar LDK-ja në faqen zyrtare të saj në “Facebook”.