Fjalë Kyçe

LDK: Krijimi i ushtrisë është meritë e të gjitha partive

LDK: Krijimi i ushtrisë është meritë e të gjitha partive

Arben Gashi i LDK-së, në Rubikon të KTV-së ka thënë se krijimi i ushtrisë nuk është meritë e asnjë individi, por është punë e dy dekadave të fundit.

Madje ai ka thënë se nuk duhet gënjyer as veten e as opinionin publik, meqë ushtria nuk ka përfunduar ende.

“Këtu ka një tendencë për të glorifikuar rolin individual të disa personave. Ky është një proces që ka ndodhur për 20 vjet, dhe nuk bazohet në kontributin e as në punën e një individi”, ka thënë Gashi.

Ai ka kujtuar se ka qenë edhe Hashim Thaçi, që kishte iniciuar formimin e Ushtrisë, por kishin qenë miqtë ndërkombëtarë ata që kishin kërkuar kohë.

“Pati dal edhe ambasadori amerikan me deklaratë, se ushtria duhet të formohet, por na jepni pak kohë që të ezuarojmë të gjitha mundësitë ligjore, për të bindur palët që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese. Nuk ndodhi ajo, u hap mundësia që të bëhet me ligj”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashit ka thënë se Kosova i ka ndryshuar disa ligje, por nuk ka ngritur kapacitetet.

“Mos ta mashtrojmë veten dhe opinionin publik se ne e kemi bërë këtë gjë. Kjo do të bëhet për 10 vitet e ardhshme. Por ne duhet të mendojmë se çfarë ushtrie duam të bëjmë, anëtare të NATO-s, apo çfarë”, ka thënë ai.