Fjalë Kyçe

LDK në Vushtrri përjashton nga partia tre asamblistët që u bënë me PDK-në pas zgjedhjeve

LDK në Vushtrri përjashton nga partia tre asamblistët që u bënë me PDK-në pas zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka përjashtuar sot tre asamblistë të saj nga partia.

Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku janë përjashtuar nga partia pasi nuk kanë respektuar vendimet e partisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Siç raportoi Reporteri.net edhe pak më parë, të tre asamblistët, kanë dalë kundër degës së LDK-së në Vushtrri dhe kanë bashkëpunuar me PDK-në për ta zgjedhur kryesuesin e Asamblesë pas zgjedhjeve lokale.

Reporteri.net kishte raportuar për këtë çështje edhe javën e kaluar, duke njoftuar se këta tre asambleistë, mund të përjashtohen nga grupi i asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku, kanë pranuar të marrin pjesë në votimin e kandidates së PDK-së për kryesuse të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, duke dalë kundër vendimit të degës së LDK-së në Vushtrri.

Mospjesëmarrja e tyre, do të pamundësonte që PDK përveç kryetarit, post të cilin e fitoi në balotazhin e 14 nëntorit, të ketë edhe kryesuesin e Asamblesë Komunale.

Kryesuese e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë sot është zgjedhur Melihate Basholli – Latifi, asambleist e PDK-së në këtë komunë. PDK do të ketë dy postet kryesore udhëheqëse në komunën e Vushtrrisë, me kryetar Ferit Idrizin, dhe kryesuese e Kuvendit Komunal, Melihate Basholli – Latifi.