Fjalë Kyçe

LDK nesër mbledh kryesinë për të vendosur për koalicionin me VV-në

LDK nesër mbledh kryesinë për të vendosur për koalicionin me VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbledhë zyrtarët e saj për të vendosur për koaliconin më Vetëvendosjen.

Partia e Isa Mustafës, do të mblidhet nesër për të diskutuar rreth një marrëveshje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje, saktësisht tre ditë para takimit eventual mes presidentit Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, mandatar për formimin e qeverisë.

“Kryesia është të premten prej orës 11:00, takim është i rregullt”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së për Reporteri.net, duke mos dashur të zbulojë diç më shumë.

Pas këtij takimi, partia e Mustafës pritet të dalë me një qëndrim të ri rreth koalicionit eventual qeverisës me VV-në.

Albin Kurti ka shprehur bindjen se gjatë muajit janar do të arrihet marrëveshja me LDK-në.
Por nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka deklaruar për mediat se VV duhet arsye të mëdha që ta kthejë partinë e tij në bisedime, pas siç thotë ai, vendimit të njëanshëm të partisë së Kurtit për ta votuar Glauk Konjufcën kryekuvendar.

Kujtojmë se Kurti, përmes një letre ka refuzuar kërkesën e tretë për takim të presidentit Thaçi, duke i propozuar atij që takimi të ndodhë të hënën më 6 janar 2020.

Presidenti Thaçi pranoi që të takohet më 6 janar, dhe caktoi që takimi të mbahet në ora 15:00.