Fjalë Kyçe

LDK paraqet kallëzim penal për lajmet e rrejshme

LDK paraqet kallëzim penal për lajmet e rrejshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës, për lajmet e rreme me të cilat thonë se po sulmohet lidershipi i partisë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë të identifikojë dhe të dërgojë para drejtësisë ata që po përhapin lajme të rreme.

“Një ditë më parë, një faqe në Facebook, e cila mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpifur se gjoja LDK dhe Vjosa Osmani po paguan nga 10 euro pjesëmarrësit nëpër tubimet elektorale të LDK-së. Kundër kësaj shpifje të ulët, LDK-ja i ka dëshmitarë dhjetëra mijëra anëtarë, përkrahës dhe qytetarë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet tona, me dëshirë dhe vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në njoftim.

LDK i bën thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese që të hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme dhe denigruese, pasi që kjo dukuri përbën vepër penale dhe është shkelje e rëndë e rregullave të procesit zgjedhor.