Fjalë Kyçe

LDK pjesë e Qeverisë Haradinaj, flet Isa Mustafa

LDK pjesë e Qeverisë Haradinaj, flet Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e subjektit që udhëheq, duke thënë LDK në asnjë mënyrë nuk do të nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale.
Ai ka thënë se kjo qeveri duhet të sa më parë të rrëzohet.

“LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.