Fjalë Kyçe

LDK: Premtimi për reciprocitet, pastaj ndryshimi rrënjësor shpërfaq mashtrim dhe tregon papërgjegjësinë e Qeverisë

LDK: Premtimi për reciprocitet, pastaj ndryshimi rrënjësor shpërfaq mashtrim dhe tregon papërgjegjësinë e Qeverisë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë sot se çështja e premtimit të reciprocitetit nga Qeveria Kurti, me përsëritjen se është njëra prej gjërave të para që do të bëhen, e pastaj ndryshimi rrënjësor, tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë.

Halimi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se premtimet gjatë fushatave elektorale nga partitë politike janë të një rëndësie të posaçme, e cila më të marrë timonin e shtetit, i shërbejnë hartimit të programit qeverisës dhe parimet kryesore të qeverisjes së mirë.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

“Premtimet gjatë fushatave elektorale nga partitë politike janë të një rëndësie të posaçme, e cila më të marrë timonin e shtetit, i shërbejnë hartimit të programit qeverisës dhe parimet kryesore të qeverisjes së mirë.

Nëse premtimet nuk korrespondojnë me programin dhe zbatimin e tyre, shpërfaq mashtrimin ose papjekurinë për të vlerësuar gjendjen reale.

Andaj, edhe çështja e premtimit të reciprocitetit, me përsëritjen se është njëra prej gjërave të para që do të bëhen, e pastaj ndryshimi rrënjësor, tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë”.