Fjalë Kyçe

LDK-së s’i pritet për fushatën që nis me 3 shkurt, është partia më e gjobitur deri tani

LDK-së s’i pritet për fushatën që nis me 3 shkurt, është partia më e gjobitur deri tani

Tubimet parazgjedhore që po i organizojnë partitë politike në Kosovë, po bëjnë që të grumbullohen numër i madh i njerëzve duke mos u masat anti-pandemi.

Deri tani janë dënuar pesë parti politike.

Se cila parti është dënuar më shumë në programin e mëngjesit “Ora Shtatë” ka folur Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Lidhja Demokratike e Kosovës deri tani është dënuar tre herë, Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë dënuar nga njëherë”.

“Janë gjithsej shtatë gjoba me vlerë prej 2000 euro që janë shqiptuar tek subjektet politike”, tha Tahiri.

Tahiri mes tjerash tregoi edhe formën se si ky dënim mund të zbutet për partitë.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë kështu që nuk do të diskriminohen as subjektet politike dhe e kanë afatin prej 15 ditësh ku nëse paguhet gjoba do të jetë përgjysmë më lirë. Mirëpo, nëse nuk e bëjnë pagesën ne do ta procedojmë tek Përmbaruesi secilën gjobë”, tha Tahiri.

Tahiri mes tjerash tregoi se nga subjektet e gjobitura nuk ka pasur reagime zyrtare nuk ka.

“Por janë aktivizuar shumë profilet e rrejshme të këtyre subjekteve ku “sulmojnë” inspektoratin dhe mua personalisht”.