Fjalë Kyçe

LDK zgjedh kryesinë e re në Podujevë

LDK zgjedh kryesinë e re në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur këtë të shtunë kryesinë e re të degës së partisë në Podujevë.

Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të kryesisë është bërë në një mbledhje të mbajtur sot, në orën 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

“Po, sot është zgjedhur kryesia e re e LDK-së në Podujevë. Emrat do të bëhen publikë pas pak. Mbledhja është mbajtur në orën 11:00”, deklaroi ai.

Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë më 29 janar të këtij viti, me 74 vota pro dhe një abstenim.