Fjalë Kyçe

Learta publikon një foto të ëmbël me Matinin

Learta publikon një foto të ëmbël me Matinin

U bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur Shqiptare, Shyhrete Behlulit dhe tani Learta Jakupi është një ndër personazhet më të përfolura të estradës shqiptare.

Ajo dhe djali i këngëtares janë martuar para pak vitesh dhe tani janë prindër të një djali që e kanë quajtur, Matin, përcjell ORAinfo.

Learta ndonëse është shumë e përkushtuar në profesion e në familje, nukheziton të jetë shumë aktive në rrjete sociale ku pothuajse çdo ditë publikon foto të ndryshme.

Sot, ajo me mëngjes ka postuar një foto me Matinin dhe ku shihet se të dy janë veshur në ngjyrë të kaltër.