Fjalë Kyçe

Lediana pozoi në prehrin e Mevlanit, nuk mungojnë ‘thumbat’ e Antonelës

Lediana pozoi në prehrin e Mevlanit, nuk mungojnë ‘thumbat’ e Antonelës

Dy konkurrentet e “Përputhen”, Lediana dhe Antonela shumë herë kanë mosmarrëveshje me njëra-tjetrën për shkak të Mevlanit..

Diskutimet e zhurmshme të tyre në studio lënë ‘gjurmë’ edhe në rrjete sociale, ngase as aty nuk mungojnë kunjat për njëra-tjetrën.

Së fundi, ishte Lediana ajo e cila postoi një foto në prehrin e Mevlanit, e cila nxiti reagimin e Antonelës.

“E myte djalin”, i shkroi ajo, e cila pranoi menjëherë replikën e Ledianës, e cila i thotë se ka goxha të pasme.

Me këtë rast, Antonela nuk ndalet me kaq dhe i propozon një produkt për dobësim.