Fjalë Kyçe

Ledri Vula me urim të veçantë për babanë

Ledri Vula me urim të veçantë për babanë

Ledri Vula uroi babain me rastin e ditëlindjes.

Reperi Ledri Vula ka uruar babain e tij përmes një fotografie të shkrepur disa muaj më parë, shkruan lajmi.net.

Në urimin për Agronin, artisti thotë se edhe pse ai është bërë gjysh, vitet për të nuk kanë ecur dhe duket se është në një gjeneratë me të.

“Urime ditlindjen baba u bone gjysh e po dokesh tnjejten gjenerat me mu. Te dua”, shkruan ai.

Ndryshe, sikurse gjithë artistët e tjerë, edhe Ledri Vula para fillimit të sezonës ka publikuar disa projekte muzikore.

“Marr”, titullohet kënga e fundit e tij, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Majk.