Fjalë Kyçe

Ledri Vula po vuan nga një sëmundje që vërehet edhe në fotot që publikon

Ledri Vula po vuan nga një sëmundje që vërehet edhe në fotot që publikon

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, vuan nga një sëmundje e quajtur ‘Vetiligo’, e cila shfaqet në lëkurë, transmeton Gazeta Metro.

Ledri Vula është njëri ndër artistet më të dashur për publikun shqiptar. Ai me këngët e tij ka arritur që të mbledhë qindra fansat anë e mbanë trojeve shqiptare.

Përveç që bëhet pjesë e lajmeve për hitet e tij, Ledri diskutohet shumë edhe nga mediat rozë.

Në media shkruhet shumë për jetën private të reperit, por asnjëherë nuk është cekur se ai vuan nga sëmundja e quajtur ‘Vetiligo’.

Në një fotografi që ka postuar reperi javë më parë, shihen në dorën e tij të djathtë shenja të bardhë në lëkurë, e që janë si pasojë e kësaj sëmundje

Vitiligo është një sëmundje kronike idiopatike, jo ngjitëse, nga e cila vuajn 0,5 deri më 2% e njerëzve në mbarë botën. Kjo sëmundje e ndryshon ngjyrën e lëkurës, duke e bërë në vende të ndryshme të bardhë.

Lëkura mund të ndryshojë kudo në trup, por më së shumti kjo shfaqet në duar, në fytyrë dhe këmbë.

Konsiderohet si e mundur që shfaqja e vitiligos të varet nga një mekanizëm auto-imun.