Nënkryetari i Prishtinës, njëherit këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula ka folur për aventurën e tij të re te klubi i kryeqytetit.
I ftuar në emisionin “NiN” në Klan Kosova, Vula ka përshkruar emocionet që ka si nënkryetar i klubit prishtinas.
Në mes të tjerash ai thotë se është me fat që është pjesë e klubit dhe se do të vazhdojë të mbetet në kryesi.
“Jam shumë me fat dhe shumë i lumtur që jam pjesë e klubit dhe shpresoj se do të vazhdoj tutje”, tha Ledri Vula.
“Blerandi e ka menaxhuar skuadrën perfekt, nuk kemi pasur se çfarë t’i ndihmojmë. Me një skuadër që kemi pasur, kemi arritur suksese. Por, rol ka pasur edhe trajneri”, shtoi Ledri Vula.
Ndryshe, Prishtina është lider në Superligën e Kosovës këtë edicion me 26 fitore në 26 ndeshje të zhvilluara.