Fjalë Kyçe

Legalizimi i kanabisit, sqaron Rama: Jo për përdorim vetjak

Legalizimi i kanabisit, sqaron Rama: Jo për përdorim vetjak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar se legalizimi i kanabisit mjekësor nuk do të jetë për përdorim personal.

Rama tha se legalizimi i kanabisit do të jetë vetëm për qëllime mjekësore dhe këtu do të ngrihet industri farmaceutike.

“Ka dy elementë legalizimi i kanabisit. Ka shumë vende që i kanë përfshirë të dyja ka bende që kanë përfshirë njërin element. Të dyja janë elementi i ligjërimit të përdorimit vetjak, pra nuk përbën krim dhe as shkelje që të përdorësh kanabisin për përdorim vetjak. Dhe elementi tjetër është legalizimi apo ligjërimi i përdorimit të kanabisit për arsye mjekësore. Sot në botë është një industri e tërë farmaceutike e cila bazohet mbi kanabisin dhe që prodhojnë ilaçe, kremra. Në rastin tonë është ky element, nuk është elementi i përdorimit vetjak”.

“Është përdorimi për arsye mjekësore. Ngrihet një industri e re e kultivimit të kanabisit në kushtet komplet të tjera, janë kushte shumë strikte laboratorike survejimi. Sepse përndryshe nuk ta merr njeri dhe produkti shkon për eksport ose mund të përdoret këtu në rast se do ngrihet këtu, dhe ky është synimi, do ngrihet këtu industria e përpunimit. Këtu do kemi investitorë për të përpunuar kanabisin”,ka thënë Rama./tvklan.al