Fjalë Kyçe

Legjenda e Dortmundit tronditet nga vendimi i Klopp për të punuar te Red Bull

Legjenda e Dortmundit tronditet nga vendimi i Klopp për të punuar te Red Bull

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp së fundmi ka pranuar të bashkëpunojë me Red Bull, ku do të luajë rolin e “kreut botëror të futbollit”, dhe për këtë shkak ka shkaktuar zemërimin e publikut në Gjermani.

Red Bull u prit me një pritje armiqësore sepse shumica e gjermanëve e shohin Leipzigun si një klub artificial që minon sistemin ku tifozët janë më të rëndësishëm.

Madje mediat gjermane shkruajtën për Kloppin se ai është “I rremë sa buzëqeshja e tij”, dhe shpjeguan se Red Bull simbolizon biznesin e sotëm të futbollit dhe pronësinë e shumëfishtë, prandaj pati indinjatë të madhe dhe absurditet akoma më të madh për faktin se Klopp pranoi ofertën e tyre, duke ditur se në të kaluarën ka drejtuar skuadrat e Mainz, Dortmund dhe Liverpool, klube shumë të njohura me histori të pasur.

Tashmë miku i tij i madh që nga koha kur ishte trajner i Dortmundit ia ka kthyer shpinën Klopp dhe është Kevin Grosskreutz, ish-mbrojtësi i BVB.

“Kur u zgjova, më prisnin 30 mesazhe. Mendova se diçka e rëndësishme po ndodhte. Lexova lajmet dhe mendova se po ëndërroja. Më pas shpresoja se ishte lajm i rremë”, tha Grosskreutz.

“Isha i tronditur dhe i trishtuar. E kam ende të vështirë ta gëlltis… do t’ia them kur të takohemi. Nuk besoj se e priste askush këtë nga ai. Një vendim shumë, shumë i çuditshëm që ende nuk e kuptoj. Si një tifoz futbolli, unë mendoj se Klopp bëri një sulm të madh me ato fjalë, por ai është një mik të cilit i detyrohem shumë dhe duhet ta pranoj vendimin e tij”,tha Grosskreutz.

Kujtojmë se në punën e tij të re, Klopp do të mbështesë dhe ndihmojë krerët e RB Leipzig, Salzburg dhe New York Red Bulls, ndër të tjera, dhe në zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë së futbollit të RB.

Ai gjithashtu duhet të përdorë rrjetin e tij në zbulimin dhe përzgjedhjen e trajnerëve dhe talenteve, duke përfshirë Brazilin dhe Japoninë.

Siç është raportuar edhe më herët nga Sky Sports, Klopp ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që lidhet me një angazhim të mundshëm në kombëtaren gjermane dhe nëse një ditë merr një ofertë, i garantohet një opsion largimi nga Red Bull.