Fjalë Kyçe

Legjenda në Drenicë për epideminë e kohëve osmane

Legjenda në Drenicë për epideminë e kohëve osmane

Nga kali zbriti një gjeneral e pas tij edhe shpura ushtarake. Më 25 tetor 1689, duke depërtuar përmes grykës së Kaçanikut, ushtria habsburge hyri në Shkup. Më kot kadiu i qytetit me 60 mijë banorë kishte lëshuar fermane për faljen e taksave të papaguara.

Në historinë e mëparshme të Shkupit mbaheshin mend shkretime si ai i vitit 1413 nga sulltani Çelebi Musa dhe tërmeti i rëndë i vitit 1555. Sipas shënimeve të një udhëpërshkruesi venedikas, më 1599, Shkupi ishte një qytet ku “gjuha popullore e banorëve ishte shqipja”.

Edhe një dorëshkrim anonim që ruhet në “Kriegsarchiv” të Vjenës, vëren se Shkupi i vitit 1689 qe një vendbanim “jo më i vogël sesa Praga”. “E quaj vendbanim, sepse nuk ka as mure dhe as rrethoja. Megjithatë, ka një llogore dhe në disa pjesë ka lartësi natyrore”, shkruan autori anonim nga kjo kohë.

Të mbledhur rreth arqipeshkvit të Shkupit, Pjetër Bogdani, shqiptarët po e shpërhapnin gjithandej kryengritjen. Në këto rrethana arqipeshkvi shqiptar dhe gjenerali italian do të shestojnë edhe të tjera plane, të cilat i mbulon heshtja e historisë. Por gëzimi i fitores do të shuhej menjëherë. I krahasuar edhe me Neronin, gjenerali – nga dera bujare e familjes Piccolomini në Itali – të nesërmen do t’ia vinte zjarrin qytetit për shkak të murtajës që nuk po përmbahej dot.

Tartarët shkretojnë Kosovën

Megjithatë gjithçka kishte marrë tatëpjetën. Dymbëdhjetë ditë më vonë gjeneral Piccolomini do të jepte frymën e fundit në Prizren i zalisur nga murtaja. Në dhjetor, kur ishte kthyer në Prishtinë, edhe Pjetër Bogdani do të humbiste jetën në betejën me armikun e padukshëm. Me ftesë të Portës së Lartë, khani i Krimesë, Selim Giray I, do të dërgonte detashmente të forta luftarake të regjura në luftërat me rusët. Nën udhëheqjen e Nuredin Azamat Girayt, tre mijë trupa tartare do të nisnin mësymjen ndaj kryengritësve shqiptarë. Sipas burimeve krimeane, tartarët thyen forcat habsburge në Kaçanik për t’i hapur rrugë depërtimit në Kosovë në fillim të vitit 1690.

Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.