Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur dëshpërues mosshkuarjen e Albin Kurti për mandatim pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi të bërë sot për mesditë.
“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!”, është shprehur Lekaj.
“15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde”.
“Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!”.