Fjalë Kyçe

Lekaj flet për ata që vënë në dyshim partneritetin e Kosovës me SHBA-të

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh edhe njëri nga nënkryetarët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ‘i vije keq” ndaj të gjithë atyre që e vënë në dyshim partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i Lekajt vjen si përgjigje ndaj zërave të ndryshëm, që vijnë duke filluar nga Presidenti i vendit, por edhe nga partnerë në koalicionin qeverisës, se këmbëngulja e kryeministrit Haradinaj, për mos heqjen e taksës prej 100 % ndaj mallrave që importohen nga Serbia, mund të dëmtojë partneritetin e Kosovës me SHBA.

Lekaj ka thënë se i vjen keq për të gjithë ata që mendojnë se partneriteti i ynë me SHBA-në është në dyshim, transmeton Gazeta Alo.

Postimi i plotë i Lekajt:

“Të gjithë ata që mendojnë se partneriteti jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në dyshime,

MË VIJE KEQ MË VIJE

#QeveriaVazhdon” (sic,), ka shkruar Lekaj.