Fjalë Kyçe

Lekaj për autostradën e Dukagjinit: Ky është projekti më gjigand dhe më atraktiv që po bëhet

Lekaj për autostradën e Dukagjinit: Ky është projekti më gjigand dhe më atraktiv që po bëhet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Gjakovës, të martën morën pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës, për autostradën e Dukagjinit.

Ai tha se ky projekt është më gjigandi dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje.

Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra.

Gjatë muajit janar ministri i MIT, Pal Lekaj, do të merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarë për autostradën e Dukagjinit, në komunat nga do të kalojë ky projekt. Komunat ku do të mbahen dëgjime publike për autostradën e Dukagjinit janë: Rahoveci, Juniku, Deçani, Peja, Istogu dhe Prizreni.