Fjalë Kyçe

Lekaj: Sa më shumë që duam vetën do ta duam edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian

Lekaj: Sa më shumë që duam vetën do ta duam edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh edhe nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ka shtytje të vazhdueshme mes partive se cila është më afër Amerikës.

Lekaj ka thënë se duhet të shtyhemi njëri me tjetrin se sa jemi shqiptar e jo sa e duam Amerikën dhe BE-në.

“Ftoj gjithë akterët, liderët, qytetarët, hajde të bisedojmë se sa shqiptarë jemi, sa të fuqishëm do të jemi e jo sa e duam Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Mendoj se sa më shumë që duam vetën do ta duam edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian, ka thënë Lekaj.

Ministri i Infrastrukturës për RTV Dukagjini ka thënë se për asnjë moment nuk lëkundet partneriteti i Kosovës me SHBA.

“Ne me Amerikanët kemi ndërtuar shtetin tonë, bashkërisht me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me të gjithë ata që kanë rënë në altarin e lirisë”, shtoi Lekaj.

Lekaj ka thënë se Veseli ka të drejt të ketë mendimet e tij apo të partisë së tij, por vendimi ka qenë konsensus i koalicionit.

Nënkryetar i AAK-së ka thënë se nëse taksa shkon në mbledhje të Qeverisë për t’u votuar, ajo do të suspendohej pasi AAK ka vetëm dy ministra.