Fjalë Kyçe

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e lehtë tokë është regjistruar paraditen e kësaj të marte, në orën 09:58.

Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.8, me thellësi 10 km nën tokë, dhe epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës, tch.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë, e si e tillë nuk dyshohet të ketë shkaktuar dëme.