Tottenham kanë nisur bisedimet me Barcelonën për sulmuesin brazilian, Malcom.
Skuadra nga Premierliga është alarmuar pas lëndimit të Harry Kane, i cili do të mbetet jashtë fushave deri në fillim të muajit mars.
Një mungesë tjetër për Tottenham është edhe Son Heung-min, i cili i është bashkuar ekipit kombëtar të tij në Kupën e Azisë.
Në këtë situatë aspak të përshtatshme, Tottenham e shohin të domosdoshme transferimin e një emri për fazën e sulmit këtë muaj.
‘Sport’ raporton se Tottenham kanë nisur bisedimet me Barcelonën për transferimin e Malcom, përcjell ‘lajmi.net’.
Malcom i është bashkuar Barcelonës verën e kaluar, por nuk ka arritur të zë vend në formacionin e Valverde, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në La Liga.