Fjalë Kyçe

Lëndohen dy persona nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Lëndohen dy persona nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.

Rastin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 24.02.2019 rreth orës 14:30 ne rrugën; QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshire dy automjete dhe si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale.

Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kane marr dy persona dhe te njëjtit po trajtohen ne Emergjencë ne QKUK. Automjetet e përfshira ne ketë aksident jane VË Golf dhe Opel Vectra te dyja me targa vendore. Njësitet kompetente policore te trafikut po kryen procedurat e parapara për vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Hoxha po ashtu ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, sepse rastet tragjike të humbjes së jetëve njerëzore ne trafik mbeten shqetësuese”, ka shtuar Hoxha.