Fjalë Kyçe

Lëndohen tre fëmijë në Fushë Kosovë, pas shpërthimit të fishekzjarrëve që i gjetën në kontejner

Lëndohen tre fëmijë në Fushë Kosovë, pas shpërthimit të fishekzjarrëve që i gjetën në kontejner

Tre fëmijë në Fushë Kosovë kanë pësuar lëndime gjatë ditës së djeshme si pasojë e disa fishekzjarrëve.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 15:20 është raportuar se tre fëmijët kanë pësuar lëndime pasi kanë shpërthyer disa fishekzjarre që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave.

Viktimat e rastit kanë pësuar lëndime trupore, dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.