Fjalë Kyçe

Lëndohen tre persona në aksidentin Prishtinë-Fushë Kosovë

Lëndohen tre persona në aksidentin Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura.

Aksidenti në mes tri veturave ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërkaq si pasojë janë lënduar tre persona, lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim nga Policia e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në ora 15:30, kanë qenë të përfshira tri vetura dhe lëndime kanë pësuar tre persona”, e konfirmon policia.