Fjalë Kyçe

Lëndohet i moshuari nga zjarri që përfshinë banesën në Uglarë

Lëndohet i moshuari nga zjarri që përfshinë banesën në Uglarë

Mëngjesin e hershëm të së dielës, një banesë në Graqanicë është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uglarë të Graqanicës, ku banesa është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi banesa e viktimës mashkull K-Serb”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Në vend të ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit ku kane evakuuar viktimën i cili ka qenë i pa lëvizshëm.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eksperti i zjarrit.